Shqipëria

New York-u do të emërtojë një rrugë për heroin tonë kombëtar “Skënderbeu”


New York-u do të emertojë një rrugë për heroin tonë kombëtar “Skënderbeu”.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në median sociale Facebook.

Veliaj gjendet në New York për t’u takuar me homologun e tij të sapoemëruar, Eric Adams.

“I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të New York-ut, Mayor Eric Adams!”, shkruan fillimisht administratori i Tiranës.

Veliaj shton se New York-u është një qytet ku ka jetuar dhe që mirëpret shumë shqiptarë të suksesshëm.

“Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin ‘Fan Noli’, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin ‘Skënderbeu’ – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë!|”, ravijëzon në përmbyllje kryebashkiaku i Tiranës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore