Film

Netflix në zhvillim të serive të reja të “Pokemon”


Pokemon

Gazeta kulturore amerikane “Variety” mëson se seri të reja të filmave të animuar Pokemon janë në zhvillim e sipër në “Netflix”.

Ata thanë se pasi që ky projekt është ende në ditët e saj të para, hollësi të tjera nuk janë dhënë nga zhvilluesit e serive. Sidoqoftë, burimet e gazetës amerikane thonë se këto seri do të shkruhen nga Joe Henderson, i cili është producent ekzektuiv i serive “Lucifer” në “Netflix”.

Burimet e kësaj gazete kanë bërë të ditur se show-i do të jetë e ngjashme me seritë e “Detective Pikachu”, ku luan Ryan Reynolds dhe Justice Smith, të vitit 2019.

As “Netflix” dhe as Henderson s’e kanë komentuar këtë gjë.

Arsyeja se pse “Netflix” po përfshihet në zhvillimin e filmave të Pokemon, është pasi ajo ka marrë në transmetin filmat ekzistues si “Pokemon: Indigo League” dhe “Pokemon Journeys”.

Dhe gjithashtu “Netflix” viteve të fundit ka importuar anime të shumta, si dhe ka paralajmëruar seri të animuara origjinale të bazuara në lojën kompjuterike “Far Cry”, filmat “Terminator”, si dhe adaptim live-action të anime/manga-s “One Piece”.

Në vitin 2017 “Netflix” kishte publikuar edhe filmin e serive të animuara japoneze “Death Note”.

Seritë e Pokemon-it u bënë fenomen botëror që nga viti 1995, dhe tashmë kanë kaluar në dimensione të mëdha kulturore si video lojëra, programe televizive, libra, libra komikë-manga, e shumë produkte të tjera.

Kurse filmi “Detective Pikachu” arriti deri në 430 milionë euro shitje botërisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore