Aplikacione

Netflix ka publikuar një aplikacion të ri


Netflix ka zhvilluar një aplikacion të ri që do të lejojë abonentët të luajnë lojëra në televizionin e tyre.

Aplikacioni, i quajtur “Netflix Game Controller,” ju lejon të përdorni telefonin tuaj si një kontrollues pasi ta lidhni atë me televizorin tuaj për të luajtur lojërat që ofron shërbimi i Netflix.

Duke u fokusuar gjithmonë në përmirësimin e eksperiencës së përdoruesit.

Netflix gjithashtu theksoi ambiciet qe ka me “cloud gaming”: “Ne besojmë se lojërat në cloud gaming do të mundësojnë qasje të lehtë në lojëra në çdo ekran. Vizioni ynë është që anëtarët tanë të mund të luajnë lojëra në çdo pajisje me Netflix” – një deklaratë që e përfshinë qartë edhe televizorët e përdoruesve.

Netflix kishte 40 lojëra të planifikuara për publikim këtë vit, si dhe 16 të zhvilluara në studiot e tyre të brendshme, plus 70 të tjera në zhvillim me partnerët e tyre.

Që nga zgjerimi në lojëra në nëntorin e vitit 2021, kanë publikuar mbi 50 lojëra.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore