Lajme

Netflix do të ndryshojë numrin e celularit që del në Squid Game


Netflix, ka deklaruar se do të ndryshojë një numër telefoni që shfaqet në serialin e suksesshëm Squid Game, pasi një grua tha se ishte marshuar nga thirrjet në telefonin e saj celular.

Gruaja e panjohur është ankuar se në telefonin e saj mbërritën me mijëra telefonata që e ftonin të luante aq sa ia bënë të pamundur të përballej dhe të fokusohej tek përditshmëria e saj.

Ajo u shpreh për median lokale se numri që përdor prej më shumë se 10 vitesh gati nuk funksionon më prej telefonatave që lidhen me serialin.

“Më është dashur të fshij rreth 4 mijë numra të huaj! Fillimisht s’e kuptova çfarë po ndodhte, por pastaj më thanë miqtë që numri im paska dalë në serial dhe aty bëra lidhjen.”- u shpreh ajo.

Pavarësisht shqetësimit, gruaja ka refuzuar të marrë para kompesimi për shqetësimin e shkaktuar nga seriali i famshëm.

Seriali koreano-jugor, seriali më i famshëm për momentin tregon historinë e një grupi prej 456 personash të cilët ftohen të rrezikojnë jetën në një lojë misterioze mbijetese për 38.7 milionë dollarë.

Ata ftohen përmes një numri që të marrin pjesë në lojërat e fëmijëve jetë a vdekje për para.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore