Lajme

Netanyahu flet në Kongresin amerikan: Izraeli dhe SHBA-të do të qëndrojnë bashkë, ne do të fitojmë


“Ne do të fitojmë”.

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, nuk ka dyshime për këtë, duke iu referuar luftës kundër Hamasit, teksa dalëngadalë edhe shteti hebre po mbyll vitin e parë të një lufte në shkallë të plotë me grupimin terrorist.

I thirrur për të mbajtur një fjalim në Kongresin amerikan, përballë ligjvënësve, Netanyahu që me hyrjen e tij në sallë u prit me duartrokitje të mëdha, duke e etiketuar “një nder të madh” adresimin e tij në katërt në kryeqytetin e SHBA-ve.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, Izraeli dhe Amerika, dhe ne do të fitojmë, ata do të humbasin”, janë menjëherë fjalët e para të Netanyahut, i cili e krahasoi sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor në jugun e Izraelit, me 11 janarin e vitit 2001 në New York, gjatë sulmit ndaj Kullave Binjake të World Trade Center.

“Ne takohemi sot në një udhëkryq të historisë,” vijon më tej Netanyahu.

Ai thotë se “boshti i së keqes” i Iranit përballet me SHBA-të, Izraelin dhe “miqtë arabë”.

“Kjo nuk është një përplasje qytetërimesh, kjo është një përplasje midis barbarizmit dhe qytetërimit,” shton ai, duke duartrokitur. “Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku”.

Netanyahu thërret më tej në kujtesë Luftën e Dytë Botërore dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit në New York për të përshkruar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Ai thekson se sulmi ndodhi gjatë një feste hebreje.

“Filloi si një ditë e përsosur, jo një re në qiell”, vazhdon ai.

Ai i thotë Kongresit se sulmuesit e Hamasit “përdhunuan gratë, u prisnin kokat burrave, ata dogjën foshnjat të gjalla”.

Ai vazhdon duke duartrokitur forcat izraelite, që shpëtuan shumë pengje nga Gaza.

Në rrugët jashtë Capitolit ndërkohë, ka raportime se Policia përdori spraj me piper mbi protestuesit, të cilët po shtynin kundër vijave të frontit.

Të paktën tre persona kanë qenë dukshëm në dhimbje dhe morën trajtim nga mjekët.

Një burrë tha se “nuk mund të flasë me shtypin”, ndërsa dikush i hidhte ujë mbi trupin e tij pa këmishë.

Njëkohësisht, Netanyahu vazhdon fjalimin e tij.

Duke vazhduar t’u drejtohet familjeve të pengjeve, Netanyahu thotë se “nuk do të pushojë, derisa të gjithë të dashurit e tyre të jenë në shtëpi”.

Ai thotë se është i angazhuar në mënyrë aktive në “përpjekje intensive” për të siguruar lirimin e tyre”.

Po ashtu falënderon Presidentin Joe Biden për “përpjekjet e tij të palodhura në emër të pengjeve”.

Netanyahu vëren se origjina e Izraelit është pas gjenocidit nazist, që ndodhi gjatë Holokaustit, i cili mori jetën e gjashtë milionë hebrenjve.

“Për shkak të lindjes së Izraelit… populli hebre nuk është më i pafuqishëm përballë armiqve tanë,” thotë ai.

“Për Izraelin, kurrë më nuk duhet të jetë kurrë një premtim bosh”, thotë ai, duke evokuar një frazë të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

“Pas 7 tetorit, kurrë më nuk është tani”, vazhdon ai.

Për protestuesit, të cilët kërkojnë të mbrojnë të drejtat njerëzore të palestinezëve në Gaza, nuk ia kursen një mesazh:

“Humbja e armiqve tanë kërkon si guxim ashtu edhe qartësi”.

Ai pretendon se shumë protestues anti-izraelit “zgjedhin të qëndrojnë me të keqen”.

“Ata duhet të kenë turp për veten e tyre”, shton ai. Ka duartrokitje të mëdha në sallë për këtë dhe Kryetari i Dhomës Mike Johnson, shihet duke u ngritur në këmbë dhe duke duartrokitur.

Ai u thotë protestuesve se ata “janë bërë idiotë të dobishëm të Iranit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore