Stil

Nëse nuk u kushtoni rëndësi këtyre “detajeve”, e gjithë veshja bie poshtë


Ilustrim

Mund të vishni koleksionet më të fundit dhe të jeni totalisht në trend, por ka gabime që ju bëjnë të dukeni të çrregullt, pavarësisht se çfarë vishni. Dhe ne të gjithë e dimë se askush nuk e dëshiron këtë.

Stili i mirë i modës nuk përbëhet vetëm nga pjesë të kompozuara në mënyrë perfekte.

Shpesh, në dëshirën për të lënë një përshtypje të mirë, harrojmë rregullat bazë, të cilat nëse i thyejmë, gjithçka bie poshtë. Sigurohuni që të mos bëni një nga gabimet e mëposhtme.

Rroba të pahekurosura

Askujt nuk i pëlqen të hekurosë, përveç, ndoshta, individëve të lumtur që e shohin këtë veprim si terapi dhe relaksim.

Por, ju pëlqen apo jo, hekurin e mbani në dorë, një gjë është e sigurt – rrobat e zhubrosura duken të çrregullta.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për pjesët individuale, si këmisha apo fustanet. Keni dy mundësi – ose do të blini rroba nga materiali që nuk krijon rrudhë, ose të hekurosni pjesët e nevojshme.

Lidhëse e flokëve në dorë

Një llastik flokësh u nevojitet gjithmonë vajzave apo grave që kanë flokë pak më të gjatë dhe vendi më praktik për ta mbajtur është kyçi i dorës.

Në shtëpi dhe rrugës për në një dyqan apo palestër aty pranë, funksionon ende, por mos e mbani atë në punë apo kur dilni për një mbrëmje. Paketojeni atë në një qese. Një opsion i shkëlqyer është edhe portofoli.

Thonjtë e çrregullt

Të gjithëve u ka ndodhur që me nxitim apo për mungesë kohe nuk kemi arritur të heqim manikyrin.

Megjithatë, nuk ka asgjë më të çrregullt dhe më të keqe se manikyri gjysmë i qëruar.

Nëse e dini që nuk keni kohë për manikyr në periudhën e ardhshme, bëni një lustrim për një kohë më të gjatë me një estetiste ose thjesht mos i lyeni thonjtë fare. Gjithçka do të duket më mirë se thonjtë me mbetje të llakut të dikurshëm.

Pantallona shumë të gjata

Pavarësisht nëse pantallonat shumë të gjata janë në trend apo jo, ato thjesht duken sikur jeni ende në shkollë fillore dhe i keni trashëguar nga motra juaj e madhe.

Pantallonat shumë të gjata mund të funksionojnë në pasarelë dhe për një foto të mirë në Instagram, por në jetën reale vetëm do të fshini gjysmën e rrugëve të qytetit me to dhe do të dukeni të çrregullta apo të pista.

Veshje të zbehura ose të ngjyrosura gabimisht

Ndonjëherë mjafton vetëm një çorape ose ndonjë pjesë tjetër me ngjyrë të ndezur për të lyer pjesën tjetër të rrobave në lavatriçe. Veshjet që kanë humbur ngjyrën dhe duken të zbehta apo të vjetra japin një ndjesi të çrregullt.

Gunga ose qime në rroba

Gungat u ndodhin të gjithëve. Pas çdo larjeje, kontrolloni rrobat e thara dhe hiqni ato. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është me një brisk ose gërshërë thonjsh.

Kini kujdes që të mos dëmtoni veshjet!

Nëse keni një kafshë shtëpiake, flokët janë një pjesë integrale e jetës suaj. Mbani gjithmonë një rul pranë dollapit ose derës së përparme për t’i hequr qimet shpejt dhe me efikasitet.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore