Shqipëria

Nëntori i shqiptarëve


“Jam një lule e Dukagjinit,

lind e rrit më kah mërgimi,

qysh se u bana për me dit’

shqip kam fol e shqip jam rrit”.

Shqip këndoi e vogla shqiptare në New York, videoja e së cilës është bërë virale, teksa na bën të na rrahë zemra fort për Shqipëri.

 

@eltonhalili09 #viral #princess #albania #❤️ ♬ original sound – TONY🦁

28 Nëntori e ka përflakur atmosferën kudo ku ka shqiptarë nëpër botë.

Identiteti ynë kombëtar, gjuha jonë e çmuar shqipe, traditat tona shekullore, sot buçasin më shumë se kurrë më parë.

Çka e gjallëron më shumë këtë ditë të shënuar janë të rinjtë, forca dhe vazhdimësia e kombit, të cilët të mbështjellë me flamurin kuqezi hedhin valle në sheshet e qyteteve ndërkombëtare.

Por nuk ka se si hareja e këngëve dhe valleve tona tradicionale të mos shpërfaqet në mediat sociale, veçanërisht në TikTok.

Rekordin, si çdo herë, e mbajnë të rinjtë shqiptarë në Londër. Rrugët e kryeqytetit britanik s’kanë si të jenë të qeta kur tundet toka nga Vallja e Rrugovës.

Të bashkuar, të kapur dorë për dorë dhe krenarë, ky është imazhi i vërtetë i shqiptarëve atje.

 

@kleaqxx Good vibes #fyp #foryou #independenceday #albaniaindependenceday #trending #london ♬ Vallja E Rugoves Shota – Valle

Ky vit ka qenë më shumë se kurrë i shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Nga arritjet e bashkatdhetarëve tanë në çdo cep të botës deri te jehona e turizmit shqiptar të këtij viti, krenaria nuk ka se si të fshihet as online.

I kemi thyer të gjithë kufijtë. Jemi kudo. Ngjashëm sikurse vargu i makinave në rrugët e New York-ut që kanë marrë krahët e shqiponjës për të mos u ndalur kurrë.

 

@nycarlifestyle #albania #albanian #albanianindependenceday #cars #exotics #fyp #albaniantiktok #fyp #foryou #foryoupage #trending #viral #explorepage #nyc #statenisland #hylanboulevard ♬ original sound – 𝒟𝑅𝐼𝐿𝒜🔱

Ndërkohë, shqiptarët nga “Lidhja e Rinisë Shqiptare në Turqi” e kanë pritur ditën e flamurit dhe ditëlindjen e heroit kombëtar, Adem Jashari, në Stamboll, ku njëzëri ata kanë kënduar “Mora Fjalë”.

Ngjashëm kanë bërë edhe nxënësit e një shkolle në Tiranë teksa kanë kënduar fuqimisht çdo varg të saj.

Një tjetër moment i bukur është edhe ngjyrosja e flamurit kuqezi mbi borë në zonën e Martaneshit.

Një ide kjo tejet e veçantë për t’i dhënë tokës sonë të bekuar të kuqen e pandashme nga identiteti ynë.

 

@duli.kasmi Gezuar Shqiperi 111 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 #albania #shqiperia #fyp ♬ original sound – Duli Kasmi

Nuk mungojnë as videot, të cilat janë të shumta në numër dhe të përhapura sidomos në TikTok, ku të vegjlit shqiptarë festojnë nën tingujt patriotikë.

Portretet e tyre flasin më shumë se gjithçka tjetër, flasin për Ditën e Shqiptarisë!

@blueyedsavannah Happy independence day 🇦🇱 #albania #kosova #shqip #vajzatshqiptare #albaniangirl ♬ original sound – Savannah

 

Sakaq, kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për komunitetin shqiptar, të vendosur në një prej qyteteve më të mëdha në botë dhe këtë herë, ai ka festuar edhe Pavarësinë e Shqipërinë, në mes të “mollës së madhe”.

Kështu, përmes një publikimi në median sociale Twitter, Adams shkruan nga ajo që njihet si “Little Albania” (Shqipëria e vogël), në rajonin e Bronx-it, Brooklyn dhe Staten Island, se “fqinjët dhe biznesmenët e vegjël, apo sipërmarrësit shqiptarë, punojnë pa lodhje që New York-u të lëvizë”.

Me një urim të thjeshtë, “Gëzuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”, ai e mbyll postimin e tij, ku ka ndarë edhe disa foto e video.

Në njërën prej tyre, Adams shfaqet me disa oficerë policie në sfond dhe me një person nga komuniteti shqiptar, duke bërë shqiponjën me duar – simbol ky i përhapur gjerësisht në diasporë për të kremtuar shqiptarinë brenda secilit.

Po ashtu, në një video tjetër, shfaqen disa pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët po kërcejnë valle tradicionale nga treva të ndryshme shqiptare.

Flamuri kuqezi ndërkaq është valëvitur krah flamurit fillestar amerikan, me 13 yje, të cilët përfaqësojnë 13 kolonitë e para amerikane. Një flamur i qëndisur nga patriotja amerikane Betsy Ross, në vitin 1777.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore