Kosova

Nënshkruhen Memorandume Bashkëpunimi me qëllim të zhvillimit të sistemit të përmbarimit


Ministria e Drejtësisë, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës

Ministria e Drejtësisë, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës, me qëllim të zhvillimit dhe forcimit të sistemit të përmbarimit në Kosovë.

“Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu bashkë me përfaqësues nga Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës, Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë për rritjen e efektshmërisë dhe efikasitetit në fushën e zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas njoftimit, përmes këtyre memorandumeve palët nënshkruese janë pajtuar që të bëhet përcaktimi i procedurave për shkëmbimin e të dhënave.

“Përmes tyre bëhet përcaktimi i rregullave të sigurisë, procedurave përkatëse për qasje dhe përdorim të sistemit elektronik të institucioneve përkatëse nga përmbaruesit privat si dhe krijimit të lehtësirave të nevojshme administrative për bashkëpunim  institucional në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Odës së Përmbaruesve dhe institucioneve tjera të lartpërmendura”, vijon njoftimi.

Ministria e Drejtësisë, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës

Ndërkaq, më dy nëntor Ministria e Drejtësisë pas një analize krahasuese me vendet e rajonit, ka vendosur për uljen e tarifave të përmbaruesve privat.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, gjatë pjesëmarrjes së tij në hapjen e punimeve të grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për tarifat e përmbaruesve privat.

“Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale ka kryer analizën e studimit të kostove të shërbimeve përmbarimore nga përmbaruesit privat, si dhe analizën krahasuese të shërbimeve të përmbaruesve privat të Kosovës me ato të vendeve të rajonit, ministria ka vendosur që të ketë rishikim të tarifave, respektivisht ulje të tyre”.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu

Ai po ashtu, ka thënë se ky grup është themeluar me qëllim të ndryshim plotësimit të Udhëzimit për tarifat e përmbaruesve privat.

Sallahu ka bërë të ditur se krahas procesit të rishikimit të tarifave, Ministria e Drejtësisë ka finalizuar edhe ndryshim plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore.

“Ky plotësim-ndryshim adreson çështjen e ndarjes së barabartë të lëndëve të pranuara nga institucionet publike me qëllim të garantimit të funksionimit të zyrave përmbarimore, si dhe eliminimin e krijimit të monopoleve”, vijon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore