Lajme

Nëna dhe vajza e liruar nga Hamasi thuhet se mbërritën në Egjipt


Nëna dhe vajza e liruar nga Hamasi kanë mbërritur në Egjipt, raporton Channel 12.

CNN raporton se Hamasi zgjodhi të lirojë çiftin për shkak të shëndetit të përkeqësuar të nënës.

Të dy janë shtetas të dyfishtë të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, raporton Channel 12.

Hamasi lëshoi të premten një deklaratë duke njoftuar se ka liruar dy shtetase amerikane – një nënë dhe vajzën e saj – “për arsye humanitare”.

Hapi vjen pas përpjekjeve të Qatar-it të ndërmarra për t’i “provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga presidenti i SHBA-ve Joe Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”, thotë një zëdhënës i Hamasit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore