Lajme

Në shkurt, ekipi i Zelensky-it do të paraqesë një plan paqeje


Rreth datës 24 shkurt të vitit 2023, ekipi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky planifikon të paraqesë një plan paqeje.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta amerikane “Wall Street Journal”, duke iu referuar diplomatëve evropianë dhe ukrainas.

Botimi amerikan shkruan se sipas diplomatëve evropianë dhe ukrainas, ekipi i Zelensky-it aktualisht po e plotëson planin e paqes me përmbajtje konkrete.

Ajo synon të prezantojë idetë e saj në përvjetorin e parë të pushtimit rus më 24 shkurt ose rreth asaj date.

Në të njëjtën kohë, shkruan e përditshmja amerikane, përfaqësuesit zyrtarë të SHBA-ve, Ukrainës dhe NATO-s deklaruan se pozicioni i Ukrainës në çdo negociatë të mundshme, në të cilën ndoshta do të kërkojë lëshime të rëndësishme nga Moska, do të varet nga pozicioni i saj në fushëbetejë.

Për këtë arsye Kiev-i dëshiron të përgatitet për negociatat e mundshme të paqes, pasi të ketë korrur fitore ushtarake.

Volodymyr Zelensky diskutoi formulën e paqes në Ukrainë me presidentin amerikan Joe Biden.

Udhëheqësi amerikan mbështeti gjithashtu idenë e mbajtjes së një samiti të paqes.

Diplomatët evropianë thonë se ata besojnë fuqimisht se Putin është i vendosur për të ngritur një ofensivë të re në një moment midis shkurtit dhe prillit.

Në këtë mënyrë, ata nuk do të jenë të interesuar në negociata derisa forcat ruse të kenë tentuar një sulm të ri dhe të shohin se si do të funksionojë.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë parashikuar gjithashtu një ofensivë dimërore ruse.

Putin hodhi poshtë të enjten sugjerime të tilla.

“Qëllimi ynë nuk është të rrisim këtë konflikt ushtarak, por përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte, kjo është ajo për të cilën ne po përpiqemi dhe do të përpiqemi”, tha ai.

Një ditë më parë ai tregoi shenja se po përgatitet për një luftë të zgjatur duke u premtuar forcave të tij të armatosura financim të pakufizuar për armatime dhe pajisje për të ndjekur fushatën ushtarake në Ukrainë.

Ai urdhëroi komandantët e tij të furnizonin trupat me më shumë armatime të përmirësuara, të përmirësonin komunikimet dhe të modernizonin zyrat e ushtrisë.

Për momentin, forcat ruse po vazhdojnë një sulm mujor rreth qytetit Bakhmut, të cilin trupat dhe paraushtarakët e Moskës janë përpjekur ta largojnë nga kontrolli i Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore