Lajme

Në qendër s’është njohja, por Asociacioni, thotë Molliqaj


Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se është konfirmuar teza e partisë së tij sa i përket qendrës së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Për fatin e keq tonin të përgjithshëm kolektiv është konfirmuar teza jonë që në qendër të marrëveshjes nuk është njohja nga Serbia, por është Asociacioni”, tha Molliqaj në Kanal 10.

Kreu i PSD-së theksoi po ashtu se kryeministri Kurti ka tentuar “të krijojë mjegull për qytetarët e Kosovës, por kjo mjegull sipas tij po largohet”.

“Mjegulla qe është tentuar të shpërndahet nga pushteti, gjithnjë e ma shumë po hiqet për qytetarët dhe po kuptojmë që qendra e marrëveshjes është Asociacioni”, shtoi ai.

“Kurti të bashkohet me ne kundër kësaj marrëveshje, jo pse marrëveshja është problem në kuptimin konceptuale, unë jam për marrëveshje për Serbinë, por vetëm për kompromis i cili e zgjidh problemin tonë”.

Madje ai ka theksuar se “nëse kryeministri jonë nuk pranon marrëveshje, ka mbështetjen tonë përkundër dallimeve dhe substanciale me të”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore