Në pranga dy të rinj në Tiranë, mashtronin qytetarët me produkte online

Dy shtetasit, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar shuma të ndryshme monetare nga shtetas të ndryshëm
SHFLETO
Sadiola Xhelili
25.09.2024 14:13
Loading Icons...

Një 26-vjeçar dhe një 22-vjeçare – të dy banues në Tiranë – janë vënë në pranga nga Policia.

Sipas informacioneve, dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim.

Dy shtetasit, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar shuma të ndryshme monetare nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se shisnin produkte të ndryshme online.

Teksa dy të rinjtë do të përballen me akuzat, materialet i kaluan Prokurorisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: S. Xh., 26 vjeç, dhe Xh. R., 22 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/25 i Kodit Penal”, njofton policia.

Këta dy shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar shuma të ndryshme monetare nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se shisnin produkte të ndryshme online.