Përballje

Në Milano, fryma e derbit ndjehet qysh në fillim të javës


Derbi Inter – Milan ka qenë gjithmonë i zjarrtë, edhe në momentet kur të dy skuadrat ishin duke kaluar formë katastrofale.

Viteve të fundit interesi është rritur në maksimum.

Këtë sezon, kjo përballjë është ngjitur përsëri në piedestal të derbive, duke qenë luftë direkte për titullin.

Mbrëmjes e së dielës, Inter parakaloi Milan-in në vendin e parë në tabelë, duke fituar 3-1 kundër Lazio-s.

Derbi i parë i sezonit përfundoj në favor të Milan, që fitoi 2-1 falë dy golave të Ibrahimovic.

Kurse derbi i dytë, ai në kuadër të kupës së Italisë, përfundoj 2-1 në favor të Inter, që fitoi në frymën e fundit me një super gol të Eriksen.

I treti, dhe ai vendimtari për vazhdimësinë e sezonit zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 15:00.

Në rrugët e Milano-s, ka filluar te ndjehet fryma e derbit qysh nga fillimi i javës, me këtë super art urban afër stadiumit “San Siro.”

Këtu shfaqet dueli Ibrahimovic – Lukaku i para pak jave, por i pikturuar:

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore