Sport

Në Madrid, Vinicius-it i ofrohet kontratë prej galaktiku


Real Madrid-i po punon shumë që të sigurojë rinovimin me yllin e skuadrës, brazilianin Vinicius Junior.

Vinicius po kalon formën më të mirë të karrierës së tij deri tani, duke u shndërruar në një ndër futbollistët kyç të madrilenëve.

Në 14 ndeshje këtë edicion, Vinicius e ka gjetur rrugën e rrjetës nëntë herë, dhe pesë herë ka asistuar për shokët e skuadrës.

Forma e tij e ka bërë të paprekshëm në formacionin e Ancelotti-t, me Eden Hazard që ka mbetur thjesht zëvendësues i tij.

Për ta shpërblyer Vinicius-in, por edhe për ta siguruar të ardhmen, Real Madrid dëshiron që brazilianit 21-vjeçar t’i ofrojë kontratë të re.

Vinicius aktualisht paguhet 3.5 milionë euro në vit, dhe te Real Madrid-i dëshirojnë ta bëjnë një ndër lojtarët më të paguar, me mbi 10 milionë në vit.

Kontrata e Vini-t do të zgjatet deri në vitin 2027, me brazilianin që konsiderohet një nga shtyllat e projektit të “Santiago Bernabeu-t” të ri.

Bisedimet kanë filluar dhe marrëveshja nuk do të jetë problem. Vinicius pritet të vë të zezën mbi të bardhë shumë shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore