Në Kuvend pritet të diskutohet për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Këtë të marte në ora 10:00 Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës plenare dhe në rend dite janë 27 pika.
Tek pika e 20 pritet të diktohet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Një kopje të këtij koncept dokumentit për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme e kishte siguruar Albanian Post, më tetë prill të vitit të kaluar.
Në këtë dokument parmendën pesë fazat e procesit të konfiskimit ashtu siç janë të përcaktuara në Dokumentin e Punës të Komisionit Evropian të vitit 2012.
Fillimisht synohet identifikimi përmes hetimeve financiare që ndihmojnë në përcaktimin e pasurive që potencialisht kanë origjinë të paligjshme.
Ruajta dhe ngrirja apo sekuestrimi i pasurisë përmes kërkesës, mjeteve juridike dhe një urdhri gjyqësor.
Më pas konfiskimi përfundimtar përmes një vendim gjyqësor.
Pika e katërt është përmbarimi – zbatimi i urdhrit proceduar për kalimin e pasurisë ligjërisht tek autoritetet.
Dhe pika e fundit është rishpërndarja, kush dhe si administrojnë pasurinë, rastet kur mbahet pasuria e kur duhet shitur.
Në këtë koncept dokument specifikohen edhe kushtet për vërtetimin e pasurisë duke u bazuar në katër indikatorë.
Se situata aktuale në fushën e konfiskimit të pasurisë me origjinë jo legjitime nuk është e kënaqshme është theksuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Vendin të vitit 2019.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Stuhia e akullt lë mijëra njerëz pa energji elektrike në Texas
-
Seancë për Kosovën në Kuvendin e Serbisë – pritet që Vuçiç ta zbulojë dokumentin e propozimit franko-gjerman
-
Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Dibran Hoxhës dhe pesë të tjerëve
-
Policia sekuestron dhjetëra kamera të tjera sigurie në tre qarqe
Lajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
“Koeficienti i pagave shton varfërinë e qytetareve, duhej të ishte 132 euro” – ekonomistët për Ligjin e ri të Pagave