Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, ndërsa ka njoftuar për takimin që Albin Kurti ka zhvilluar të enjten me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se gjatë takimit është diskutuar mbi mundësinë e zhbllokimit të vendimit për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia në kuadër të CEFTA-së – Marrëveshja për Tregti të Lirë.
Lidhur me këtë temë, Zulfaj, ka bërë të ditur se është gjetur edhe një zgjidhje kompromisi, por ka qenë Serbia ajo që e ka kushtëzuar këtë zgjidhje.
“Pas tre vjetësh bllokadë të Serbisë brenda CEFTA-s, ne kemi një zgjidhje kompromisi. Serbia tash e ka kushtëzuar këtë zgjidhje me heqjen e masave të sigurisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë. Këto dy çështje nuk kanë lidhje”, ka shkruar Zulfaj.
Masat e Kosovës, ka sqaruar më tej Zulfaj, nuk kanë të bëjnë me tregtinë, por rrjedhin “nga kërcënimet ndaj sigurisë sonë kombëtare, të zbatuara jo nga ministri ynë i tregtisë, por nga autoritetet tona të sigurisë”.
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të lëvizin pa Kosovën drejt bashkëpunimit rajonal, pas vizitës së “passuksesshme” të emisarit të posaçëm gjerman, Manuel Sarrazin, në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve në prag të Procesit të Berlinit.
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht i është kërkuar që të angazhohet urgjentisht në aktivitetet e bashkëpunimit rajonal dhe të respektojë obligimet që burojnë nga Marrëveshja për Tregti të Lirë – CEFTA dhe nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), duke hequr në këtë mënyrë edhe vendimin për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.
Gjithashtu, sipas Rohdes, duke qenë se Kosova ende përfaqësohet në CEFTA përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), emisari i posaçëm s’ka arritur të bind Kurtin të bëjë kompromis: Kosova e përfaqësuar në CEFTA në këmbim të heqjes së ndaleses për mallrat serbe.
“Sarrazini vizitoi sërish Kosovën për t’i kërkuar Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kyçe për qytetarët, duke zëvendësuar UNMIK-un dhe sjellur Kosovën në bord – pa sukses. Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të rajonit do të lëvizin pa Kosovën për momentin, për të ecur përpara drejt bashkëpunimit rajonal dhe Procesit të Berlinit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke