Lajme

Në Gjermani është shpallur një grevë gjithëpërfshirëse e trafikut


Sindikata e punonjësve në sektorin publik gjerman Ver.di dhe sindikata e punëtorëve të hekurudhave kanë paralajmëruar për të hënën një grevë të përgjithshme njëditore të sektorit të transportit në Gjermani, e cila do të paralizojë plotësisht trafikun hekurudhor, ajror dhe detar.

Sindikata e punonjësve të sektorit publik Ver.di dhe sindikata e punonjësve të hekurudhave EVG kanë shpallur një grevë paralajmëruese njëditore për atë ditë, e cila do të prekte të gjithë trafikun hekurudhor ndërqytetës, pothuajse të gjithë trafikun e qytetit, si dhe shumicën e aeroporteve, sipas mediave gjermane.

Greva përfshin gjithashtu transportin ujor në Gjermani dhe autoritetet e autostradave.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Aeroporteve, 380 mijë pasagjerë mund të preken nga greva e së hënës, ndërsa trafiku pritet të jetë i ndërprerë deri në mesjavë.

Një përfaqësues i Hekurudhave Gjermane (DB) u bëri thirrje pasagjerëve që të shtyjnë udhëtimet e tyre nëse është e mundur ose t’i zhvendosin ato në një ditë para ose pas grevës.

Sindikatat po kërkojnë paga më të larta, veçanërisht duke barazuar efektin negativ të inflacionit në pagat reale.

Sindikata Ver.di kërkon një rritje prej 10.5 për qind për 2.5 milionë punonjësit e saj.

Përndryshe, qeveria gjermane hodhi poshtë komentet për grevën e ardhshme, duke theksuar se nuk dëshiron të ndërhyjë në negociatat midis punëdhënësve dhe sindikatave.

“E drejta për grevë është një nga të drejtat themelore në Gjermani”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Njëkohësisht, ai u bëri thirrje pjesëmarrësve në negociata që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje në mënyrë që ndikimi në përditshmërinë e qytetarëve të jetë sa më i vogël.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore