Lajme

Në 38 komuna të Kosovës, 8 gra garojnë për Kryetare


Ilustrimi i fotografise

Garës për të udhëhequr qeveritë lokale, pas zgjedhjeve të 17 tetorit, kësaj here i janë futu tetë gra.

Mimoza Kusari-Lila është e vetmja kandidatë grua, për kryetar komune, nga partia e cila po udhëheqë me qeverinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje.

Kusari-Lilës i është besuar gara për komunën e Gjakovës.

Partia Demokratike e Kosovës, ka kandiduar tri gra.

Floretë Zejnullahu do të garoj për kryetare në Komunën e Podujevës, Leonora Bunjakun në Gilan dhe Arbënesha Kuqin në Gjakovë.

Tri gra kandidate për të menaxhuar tri komuna, i ka kandiduar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sibel Halimi do të garoj në Ferizaj, Hyrje Dobrunaj në Deçan dhe Anduena Gërvalla në Drenas.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vetëm një grua në garë për kryetare Komune. Arta Ahmeti-Xhylani do të garoj për kryetare në qytetin e Drenasit.

Por më shumë gra ka në listat e partive politike, për asambleistë.

Kjo pasi që Përfaqësimi i grave nëpër institucionet e Kosovës, kryesisht në lista zgjedhore ishte obliguar me ligj, për shkak të përfshirjes së vogël të grave dhe dominimit të burrave.

Për mos prezencën e grave në garën për komuna ka reaguar Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), duke e konsideruar “shqetësuese që nga kandidatët e zyrtarizuar deri më tani, gratë mbesin shumë pak të përfshira në listat zgjedhore të partive politike”.

“RrGK vlerëson përpjekjet e disa partive për të kandiduar gra në garën për zgjedhje lokale.  Sidoqoftë, përzgjedhja e deritanishme e shumicës së kandidatëve

Republika e Kosovës përbëhet prej 38 komunave e të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Secila prej komunave ka një kryetar komune, kuvendin komunal dhe disa kompetenca vetëqeverisëse.

Ligji 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale i Republikës së Kosovës parasheh që 30 për qind e listave të partive politike duhet të përfaqësohen nga gratë.

Në nenin 7.2 për Zgjedhjet për Kuvendet e Komunave thuhet se “Subjekti politik paraqet listën e kandidatëve për certifikim për secilën komunë ku marr pjesë në zgjedhje në bazë të procedurave të përcaktuara nga ky ligj, Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat e KQZ-së. Çdo listë e kandidateve përmban së paku 30% të kandidatëve të certifikuar nga gjinia tjetër”.

Tetë gra kishin kandiduar edhe në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kandiduar me 3 gra; me Gonxhe Çaushi për Mitrovicën e Veriut, me Valdete Idrizi për Mitrovicën e Jugut dhe me Sabiha Shala për qytetin e Pejës.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kishte kandiduar me Hyrijete Isufin në Han të Elezit,

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), me Arta Ahmeti -Xhyljani për Drenas.

Mimoza Kusari-Lila, nga Alternativa kishte kandiduar për Gjakovën.

Ndërsa, Enida Kelmendi nga Partia Fjala kishte kandiduar në Pejë dhe Emilia Redzepi “Nova Demokratska Stranka’ për qytetin e Prizrenit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore