Lajme

Ndryshimet klimatike kërcënojnë të kaluarën e lashtë të Mbretërisë së Bashkuar


Në Mbretërinë e Bashkuar, ekspertët kanë paralajmëruar se afro 22 mijë e 500 vende të atjeshme me rëndësi arkeologjike janë nën kërcënimin e ndryshimeve klimatike.

Referuar Andrew Birley dhe Gillian Taylor nga Universiteti i Teesside dhe Rosie Everett nga Universiteti i Northumbria, artefaktet e groposura janë në rrezik.

Ata kanë sqaruar se teksa modelet e ndryshimit të motit vazhdojnë të thajnë tokat torfe, artefaktet ende të groposura që ato përmbajnë mund të shkatërrohen gjithashtu.

Agjencia e lajmeve, “Bloomberg”, tregon se për shkak të tokës me torfe që përmban shumë pak oksigjen, materialet organike si druri, lëkura, tekstilet dhe madje mishi i njeriu nuk kalbet.

Kështu, sendet nga e kaluara shumë kohë më parë ende mund të zbulohen.

Ndërkaq, ndër më të njohurit prej tyre është Lindow Man, një trup i ruajtur i një njeriu që besohet të jetë nga epoka e hekurit që u zbulua në një moçal torfe në Cheshire, Anglia Veriperëndimore.

Ky zbulim u realizua në vitin 1984 nga profesionistët.

Sipas “Bloomberg”, edhe organet e brendshme të tij ishin ruajtur aq mirë sa hetuesit ishin në gjendje të përcaktonin vaktin e tij të fundit.

Kryearkeologu Birley ka bërë me dije se “tharja” nga ndryshimet klimatike kishte filluar tashmë në vend.

“Pothuajse gjithçka që romakët përdorën këtu për 300 ose 400 vjet mund të ishte ruajtur pak a shumë në të njëjtën gjendje që u hodh, gjë që është një mundësi e pabesueshme”, ka vijuar ai.

Dhe se “nëse humbasim vende si ky, e humbim atë lidhje të drejtpërdrejtë me njerëzit që jetuan në këtë ishull dy mijë vjet më parë…humbasim mundësinë për të mësuar sa më shumë për ta”.

Për Birley, humbet një pjesë e trashëgimisë dhe një pjesë e historisë.

Arkeologu tjetër, Taylor, ka shtuar se nëse torfet thahet në këto vende, do të ishte “katastrofike” për çdo artefakt organik.

“Do të humbasim trashëgiminë tonë nëse nuk shikojmë atë që po ndodh tani”, ka theksuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore