Sport

Ndryshimet klimatike dhe futbolli, çfarë pritet deri në 2050?


Çështja e ndotjes dhe ndryshimeve klimatike padyshim që shqetëson edhe futbollin.

Sipas “The Athletic”, ndryshimet klimatike do të prekin padiskutim dhe futbollin, sidomos kur bëhet fjalë për uljen dhe ngritjen e nivelit të detit.

(Image: Climate Central/PA)

Siç shpjegohet në raport, deri në vitin 2050, stadiumi i Chelsea “Stamford Bridge”, ai i West Ham “London”, si dhe i Fulham “Craven Cottage” do të jenë nën ujë.

Përmbytjet do të prekin të gjithë globin. Në Francë stadium “Matmut Atlantique” i Bordeaux pritet të mos ekzistojë më deri në 2050. Po të njëjtin fat do të ketë dhe “Weserstadion” i Werder Bremen në Gjermani.

Por, nuk janë vetëm përmbytjet. Mjafton të kthehemi në 2020, ku Cikloni Ciara çoi në shtyrjen e ndeshjeve të Premier League: Manchester City – West Ham dhe Arsenal – Tottenham.

Futbolli luan një rol të rëndësishëm për sa i përket ndotjes dhe emetimeve.

Në përgatitje për sezonin 2022/23, gjysma e ekipeve të Premier League fluturuan në turne.

Crystal Palace, Leeds United dhe Aston Villa vizituan Australinë. Liverpool luajti në Tajlandë dhe Singapor. Manchester United në Tajlandë dhe Australi. Chelsea dhe Everton në Shtetet e Bashkuara dhe Tottenham udhëtoi në Korenë e Jugut.

Vetëm fluturimet parasezonale të United emetuan rreth 1 mijë e 800 ton, ekuivalente me konsumin e energjisë elektrike të rreth 350 shtëpive në vit, ose 400 makinave.

Kupa e Botës 2018 në Rusi vlerësohet të ketë emetuar 2.16 milion ton dioksid karboni, ekuivalente me gati gjysmë milioni makina të drejtuara për një vit.

Turneu i këtij viti në Katar pritet të prodhojë 3.6 milionë tonë dioksid karboni, megjithëse organizatorët kanë thënë se do të jetë neutral ndaj karbonit.

Në nëntor 2021, FIFA dhe UEFA nënshkruan në Kuadrin e Veprimit Sportiv për Klimën në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore