Shqipëria

Ndotja e ujit në Shqipëri, më e larta në Evropë


Ujërat natyrore përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme për Shqipërinë, dhe vlerësimi i cilësisë së tyre nga pikëpamja kimike ka rëndësi të veçantë. Analiza që u publikua nga Eurostat së fundi në kuadër të monitorimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm vërejti se lumenjtë shqiptare paraqiten me ndotjen më të madhe në Evropë.

Lumenjtë tanë sipas matjeve u gjeten me nivelin me të lartë të biokimikatëve. Në 1 litër ujë u ishin gati 7 miligram biokimikate, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë të madhe nga Rumania, vendi tjetër me nivelin më të lartë me 3,5 miligram për një litër ujë.

Gjithashtu, Shqipëria paraqitet edhe me nivelin më të lartë fosfateve në lumenj.

Ndotja e ujërave në Shqipëri vjen si pasojë e hedhjeve të mbeturinave në lumenj e liqene, si dhe derdhjes së ujërave të zeza të papërpunuara. Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se 200 sëmundje si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore