Sport

Ndiqet nga skuadrat më të mira evropiane, Nkunku drejt rinovimit


Christopher Nkunku bëri një sezon të jashtëzakonshëm me Leipzig-un.

24-vjeçari shënoi 35 gola dhe 19 asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat.

Janë të shumta skuadrat, të cilat janë në garë për shërbimet e tij, si: Bayern Munich, PSG, Chelsea, Manchester United, Milan, Inter, apo dhe Real Madrid.

Megjithatë, sipas gjermanes “Leipziger Volkszeitung”, pavarësisht spekulimeve, Nkunku do të qëndrojë te Leipzig-u të paktën dhe për një sezon.

Francezi do të zgjasë kontratën që i përfundon në 2024 dhe do të ketë një klauzolë lirimi nga vera e 2023-it për 60 milionë euro, si dhe do të përfitojë rritje të konsiderueshme të pagës.

Nkunku u bashkua me Leipzig-un në vitin 2019 nga PSG-ja për 13 milionë euro. Këtë sezon, ai u shpall lojtari më i mirë në Bundesliga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore