Kulturë

Ndikimi i kulturës në sjelljen e individit


Kultura është  besimi në lidhje me etikën, sjelljet dhe vlerat që ndiqen nga shumica e njerëzve brenda shoqërisë. Ajo ndikon në identitetin tonë dhe në bindjet tona për jetën. Sipas terapistes së specializuar në cështjet e familjes dhe martesës, Dr Lynda M. Gantt, lloji i kulturës në të cilën jemi rritur, qoftë individualiste apo kolektive ndikon në mënyrën sesi sillemi. Për shembull, dikush që rritet me një kulturë “të ngushtë” (kolektive), ku rregullat zbatohen me forcë, nuk ka sjellje individualiste.

Sidoqoftë, personat që janë rritur në një kulturë “të hapur” (Individualiste) kanë më shumë lirshmëri në mënyrën se si sillen dhe çfarë besojnë. Kultura individualiste është më e spikatur në shoqëritë perëndimore si Amerika. Kjo kulturë bazohet në besimin se jeta e një personi i përket atij personi.

Nga ana tjetër, kulturat kolektive, besojnë se detyrimi i parë i një personi është ndaj shoqërisë. Ata duhet të sakrifikojnë nevojat e tyre për të përfituar më të mirën. Kur mendimet dhe sjelljet janë më të ngurta, shoqëria ka tendenca të ndjekë masën.

Çdo kulturë ka aspekte të besimeve individuale dhe kolektive, por në kulturat individuale, më shumë vlerë ka ekstroverti. Kulturat kolektiviste peferojnë një stil personaliteti më introvert dhe inkurajojnë sjelljet që janë përfaqësuese të shumicës së njerëzve. Ata janë të mirë në mbajtjen e harmonisë brenda grupeve sepse shohin perspektivën e tjetrit.

Një tjetër ndryshim mund të vërehet duke krahasuar gjendjet shpirtërore të ekstrovertëve me ata që kanë më pak lirshmëri mendimi. Njerëzit që vijnë nga kultura të lira duket se janë më të lumtur. Kjo mund të jetë sepse ata marrin më shumë vëmendje drejt vetes që në fëmijëri.

Kultura, gjithashtu lidhet me besimet fetare. Disa vende janë kryesisht katolike, ndërsa të tjerët mund të jenë protestantë, myslimanë, hebrenj, hindu ose budistë. Secila fe ka standardet e veta për sjelljen personale. Kemi parasysh se si këto kultura kufizojnë mundësitë që njerëzit kanë në zgjedhjen e një profesioni, një bashkëshorti, rolin e gruas, veshjet dhe sjelljen.

Disa kultura inkurajojnë afërsi fizike kur janë në bisedë, ndërsa të tjerët nxisin shkëmbime verbale me zë të lartë, madje argumentuese. Disa të tjera mund të vlerësojnë biseda të buta dhe të sjellshme, siç ndodh me individualistët.

Mirëqenia emocionale, në përgjithësi evidentohet më shumë në kulturat që promovojnë besimin në fakte dhe jo në teori. Kjo sepse ky grup ka më shumë siguri emocionale. Sipas Dr Lynda M. Gantt, mirëqenia më e madhe emocionale vihet re tek emigrantët. Karakteristikat e personalitetit të të cilëve janë më në përputhje me normat kulturore të vendit të ri në të cilin ata kanë migruar, pasi ata e kanë zgjedhur vetë kulturën e tyre.

Përshtatur nga AlbanianPost.com për Santa Maria Times.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore