Lajme

“Ndihmë urgjente për sigurinë e Izraelit”, Shtëpia e Bardhë kërkon 14.3 miliardë dollarë nga Kongresi


Shtëpia e Bardhë ka kërkuar zyrtarisht nga Kongresi Amerikan 14.3 miliardë dollarë ndihmë urgjente për sigurinë për Izraelin.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Haaretz”.

10.6 miliardë dollarë nga fondet kërkojnë për të lejuar Departamentin e Mbrojtjes të dërgojë mbështetje për mbrojtjen ajrore dhe raketore në Izrael.

Ai gjithashtu mbulon rimbushjen e stokut të SHBA-ve dhe investime të mëtejshme në baza ushtarake.

3.7 miliardë dollarë do t’i ndahen Departamentit të Shtetit për të mbuluar financimin e huaj ushtarak dhe për mbështetjen e ambasadave, duke përfshirë operacionet e sigurisë.

Një shtesë prej 9.15 miliardë dollarësh janë caktuar për ndihmën humanitare për të adresuar Ukrainën, Izraelin dhe Gazën, megjithëse ndarja e saktë do të jetë fleksibël.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes pritet të dërgojë dhjetëra mijëra predha artilerie 155 mm në Izrael në vend të atyre të marra disa muaj më parë nga depoja amerikane e urgjencës në Izrael dhe të transferuara në Ukrainë, thanë tre zyrtarë të lartë izraelitë.

Kështu bëri të ditur gazetari politik për Axios, Barak Ravid.

IDF-ja dhe Ministria e Mbrojtjes ia kanë bërë të qartë Pentagonit se kanë nevojë urgjente për përgatitjen e predhave të artilerisë për veprime tokësore në Gaza, si dhe për skenarin e një përshkallëzimi më të gjerë kundër Hezbollahut në kufirin verior, thanë zyrtarët izraelitë.

Që nga fillimi i luftës, IDF-ja ka rritur ndjeshëm përdorimin e predhave të artilerisë si në Gaza ashtu edhe në kufirin me Libanin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore