Euro 2024

Ndeshja me Italinë, Sylvinho: ‘Top’ skuadër, por ne hyjmë për të bërë maksimumin


Sylvinho

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencën e zakonshme për shtyp para duelit në Euro 2024 me Italinë të premten në mbrëmje.

Shqipëria do të debutojë në Euro 2024 përballë Italisë, me duelin e vendosur për t’u zhvilluar në “Signal Iduna Park” të Borussia Dortmund-it, duke filluar nga ora 21:00.

“Para së gjithash, unë jam shumë i gëzuar që jam këtu, kemi pasur një garë të vështirë gjatë kualifikimeve. Nuk ka qenë e lehtë, por jam krenar që jam me Shqipërinë në Euro 2024”, tha fillimisht Sylvinho.

“Më vjen keq për Gjimshitin që nuk ishte pjesë e ekipit në Euro 2016, por tani ai ka mundësinë si kapiten i ekipit të drejtojë Shqipërinë në këtë Evropian”.

“Kemi një grup të fortë, por kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë. E di si nuk është e lehtë. Në fillim është ndeshja me Italinë dhe formacioni startues është totalisht i gatshëm”.

“Italia ka shpejtësi, shkathtësi, me një trajner të mrekullueshëm. Italia është një ‘top’ skuadër. Ajo vjen me dëshirën për të fituar kompeticionin, por edhe ne hymë për të bërë maksimumin”, vijoi ndër të tjera Sylvinho.

 

Kapiteni kuqezi, Gjimshiti flet para duelit me Italinë: Skuadër e fortë, e dimë forcën e tyre

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore