Ka ndërruar jetë aktorja e njohur Filika Dimo në moshën 82 vjeçare.
Lajmi u bë i ditur përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Filika Dimo prej disa vitesh jetonte në Belgjikë.
Aktorja u lind në Durrës me 1 gusht të vitit 1939. U diplomua në departamentin e aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas studimit, ajo filloi të punojë në Teatrin Popullor në Tiranë.
Pjesën më të madhe të aktivitetit e ka pasur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” ku ka punuar si aktore e roleve kryesore në shumë vepra dramatike krahas aktorëve të tjerë durrsakë si Nikolin Xhoja, Spiro Urumi, Kadri Pirro, Marta Burda, Lazër Vlashi, Gaqo.
Ajo bëri debutimin e saj në kinematografi në vitin 1959 me rolin e vogël të Shpreses në filmin Furtuna.
Ajo luajti në 4 filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së “Koha nuk pret”, me rolin e Beatrice Shmid, një rol epokal nga më të realizuarit në kinematografinë shqiptare të roleve me spiunazh, rol i cili ka mbetur në kujtesë për interpretimin brilant.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së: Sa afër anëtarësimit janë nëntë vendet kandidate?
-
Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros
-
Rusia e vendos Evropën në një udhëkryq: Sa do të kushtonte riarmatimi?
-
Cilët janë katalizatorët që do ta ndezin fushatën e partive politike ndërsa nis sezoni zgjedhor në Kosovë?