Aplikacione

Ndërprerje në Google, përditësimi i software-it shkakton probleme te motori i kërkimit


Kompania Google ka kërkuar falje për një problem të përditësimit të software-it që shkaktoi një ndërprerje të madhe ndërkombëtare.

Për këtë, një zëdhënës i kompanisë ka bërë me dije se ekipi kishte “punuar shpejt” për të adresuar defektin dhe se shërbimet po funksionojnë normalisht.

“Jemi të vetëdijshëm për një problem të përditësimit të software-it që ndodhi vonë këtë pasdite dhe ndikoi shkurtimisht në disponueshmërinë e kërkimit në Google dhe Maps”, ka njoftuar kompania.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Punuam për të adresuar shpejt problemin dhe shërbimet tona tani janë kthyer në linjë”, ka vijuar njoftimi.

Sakaq, ndërprerja u raportua shpejt nga platformat teknologjike.

Përdoruesit kanë treguar se platformat simotra Gmail, Google Maps dhe imazhet e Google po përjetonin gjithashtu probleme. Të dy mbështeten në motorin e kërkimit të Google-it për të vepruar.

Kompania e inteligjencës së rrjetit ThousandEyes kanë raportuar se ndërprerjet e Google-it po preknin të paktën 1 mijë e 338 serverë globalisht në më shumë se 40 vende.

Ndër to përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australinë, Afrikën e Jugut, Kenia, Izraelin, pjesë të Amerikës së Jugut, Evropës dhe Azisë duke përfshirë Kinën dhe Japoninë.

Ndërprerja e parë e raportuar në ThousandEyes zgjati afërsisht 34 minuta para se të godiste një ndërprerje e dytë. Ai preku një sasi më të vogël të serverëve dhe u deshën rreth shtatë minuta për t’u zgjidhur.

Google-i nuk i publikon numrat e saktë të trafikut, megjithatë është faqja e internetit më e vizituar në rrjet, duke marrë më shumë se 80 miliardë vizita në muaj.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore