Lajme

Ndërprerja në Detin e Kuq kërcënon të destabilizojë ekonominë e Italisë, thotë ministri italian


Ndërprerja e vazhdueshme në Detin e Kuq kërcënon të destabilizojë ekonominë e Italisë dhe të margjinalizojë portet në Evropën Jugore,

Kështu ka thënë ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Sulmet që nga mesi i nëntorit ndaj anijeve tregtare nga militantët Houthi të lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë pjesët më të populluara të Jemenit, kanë ndërprerë transportin ndërkombëtar.

Çka ka detyruar disa kompani të pezullojnë tranzitin përmes Detit të Kuq dhe në vend të kësaj të bëjnë një udhëtim shumë më të gjatë dhe më të kushtueshëm rreth Afrikës Jugore.

“Nga këndvështrimi gjeopolitik, vazhdimi i kësaj situate mund të çojë në margjinalizimin e porteve në Detin Mesdhe”, u tha ministri Guido Crosetto ligjvënësve nga komisionet e mbrojtjes të parlamentit.

Jo vetëm që kërcënon sigurinë e lundrimit, por edhe stabilitetin ekonomik të Italisë.

Ministri tha se trafiku tregtar përmes Kanalit të Suezit – që ai vlerësoi se përfaqësonte rreth 40% të tregtisë totale detare të Italisë – ishte ulur me 38% deri në javën e fundit të viti 2023.

Sipas tij, kohët e lundrimit u rritën me 10-12 ditë dhe kostot pothuajse u pesëfishuan.

Crosetto tha se, në kuadër të operacionit evropian në zonën e quajtur Aspides, Italia po shqyrtonte dërgimin e avionëve me detyra vëzhgimi dhe grumbullimi të të dhënave, përveç anijes ushtarake që do të furnizojë për 12 muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore