Aplikacione

Naver prezanton HyperClova X


Naver ka prezantuar mjetin e tij të AI të quajtur HyperClova X, në një përpjekje për të konkurruar me ChatGPT nga OpenAI.

Naver, i njohur si “Google i Koreës së Jugut”, ka publikuar HyperClova X që synon të përmirësojë kërkimin, përvojën e marketingut dhe blerjet për reklamuesit dhe përdoruesit.

Ky model fuqizon shërbime të ndryshme të prezantuara nga Naver,  Cue dhe aplikacioni i bisedës Clova X.

Korea's internet giant Naver unveils generative AI services | TechCrunch

Në veçanti, Clova X është projektuar për të rritur produktivitetin duke përmbledhur dokumente dhe duke bërë përkthime.

Përdoruesit gjithashtu mund të shfrytëzojnë mjetin AI për të krijuar e-maile dhe postime në blog. Naver ka postuar versionin beta të Clova X.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore