Bota

Navalny transferohet në spitalin e burgut


Udhëheqësi rus i opozitës, Alexei Navalny, po zhvendoset në një spital burgu, ndërsa autoritetet thonë se gjendja e tij shëndetësore është pёrmirёsuar.

Qё prej 20 ditёsh, Navalny ka qenë në grevë urie, pasi u ankua për kujdesin e papërshtatshëm mjekësor. Ai gjendet në koloninë penale Pokrov 100 kilometra në lindje të Moskës.

Shërbimi i burgut FSIN thotë se gjendja e tij po monitorohet çdo ditë nga një mjek, ndërkohë që i burgosuri ka rënë dakord të marrë vitamina.

Mjekët e tij paralajmëruan se brenda ditёve tё ardhshme ai mund tё vdiste nёse nuk i jepej kujdesi urgjent mjekёsor pёr dhimbjet e shpinёs dhe mpirjen e kёmbёve.

Më parë, SHBA-ja paralajmëroi Rusinë se do të kishte pasoja nëse Navalny do të vdiste.

Mbretёria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Bashkimi Evropian gjithashtu shprehën shqetësimin e tyre rreth trajtimit të tij dhe kërkuan lirimin e tij.

Navalny, 44 vjeç, kritiku më i shquar i presidentit Vladimir Putin, u burgos në shkurt lidhur me akuza korrupsioni, të cilat sipas pretendimeve tё tij janë të motivuara politikisht.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të drejtësisë në çështjen kundër tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore