Lajme

Navalny nga burgu në Arktik: “Jam mirë. Jam një Babagjysh i veçantë”


Duke u nisur nga Moska, 2 mijë kilometra drejt verilindjes, më pas kalohet Rrethi Arktik dhe gati për minus 30 gradë.

Në fshatin siberian Kharp, qëndron kolonia penale IK-3 , ku disidenti i burgosur rus Alexey Navalny.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai duke postuar në mediat sociale konfirmimin e transferimit të tij.

“Mos u shqetëso për mua. Jam mirë”, ka shkruar disidenti, duke publikuar një sërë mesazhesh në platformën X në të cilat përshkruan rrugëtimin e tij dhe kushtet e paraburgimit.

Një udhëtim ky, që ka treguar se ka zgjatur 20 ditë.

“Tani jetoj mbi Rrethin Arktik. Në fshatin Kharp në Yamal. Qyteti më i afërt ka emrin e bukur Labytnangi”, ka konfirmuar ai, teksa me ironi e përkufizon veten si “Babagjysh nën një regjim special”.

Këtë, duke aluduar për mjekrën që i është rritur ndërkohë dhe rrobat e rënda për shkak të të ftohtit.

Navalny ka treguar se mbërriti në koloninë e re penale të shtunën në mbrëmje, pas një udhëtimi të matur “me një itinerar kaq të çuditshëm (Vladimir – Moskë – Chelyabinsk – Yekaterinburg – Kirov – Vorkuta – Kharp)” sa nuk priste të gjendej nga të afërmit deri në mes të janarit.

“Kjo është arsyeja pse u habita kur u hap dera e qelisë dje dhe më thanë: Ka një avokat këtu për ju”, ka shkruar ai.

Ka treguar se oborri i burgut të tij është një qeli aty pranë, “pak më e madhe, me borë në dysheme”.

“Megjithatë, jam jashtëzakonisht i lumtur që kam mbërritur më në fund”.

Navalny është shprehur ndërkaq mirënjohës për “mbështetjen” e shprehur ndaj tij.

Nuk kishim dëgjuar për të për tre javë.

Kundërshtari më i frikshëm i presidentit rus Vladimir Putin, i cili shpesh ka denoncuar episodet e korrupsionit në Kremlin, u dënua në vitin 2021 me 19 vjet burg për ekstremizëm.

Ai u burgos në një burg në Rusinë qendrore, 230 kilometra larg Moskës dhe më pas, tre javë më parë, humbi çdo gjurmë.

Lehtësimi i avokatëve të tij kur e gjetën pas hekurave në IK-3 zbutet nga ashpërsia e kushteve të Kharp.

Navalny “është mirë, të paktën aq sa është e mundur në gjendjen e tij”, ka treguar zëdhënësi i disidentit, Kira Yarmysch,

Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndeti gjithashtu rishfaqjen e tij, por mbetet “thellësisht i shqetësuar për kushtet e tij gjatë paraburgimit të padrejtë”.

Arritja e Navalny-t, për bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, nuk do të jetë e lehtë tani e tutje.

Qyteti më i afërt me Kharp, Vorkuta , është 100 kilometra larg.

“Është pothuajse e pamundur të arrish në koloni. Është pothuajse e pamundur të dërgosh letra atje. Është ndoshta niveli më i lartë i izolimit në botë”, ka thënë kreu i strategjisë së Navalny-t, Leonid Volkov.

Sipas Yarmish, transferimi është i lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale në mars, në të cilat Putini synon të rizgjedhur si kreu i Kremlinit.

“Ata e dërguan qëllimisht në atë koloni të veçantë për ta izoluar sa më shumë, për të mos i dhënë mundësinë të komunikonte me botën. Kjo po ndodh pikërisht sepse, pavarësisht se është në burg, ai ende mbetet kundërshtari kryesor i Putinit”.

Marrë nga “La Repubblica”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore