
Ndeshjet e para të çerekfinales së Europa Ligës ishin shumë interesante.
Derbi mes Ajax dhe Roma ishte ndeshja më dramatike e cila u mbyll me fitoren e Romës në minutat e fundit të ndeshjes.
Roma fitoi ndeshjen me rezultat 1:2, ku po ashtu kanë edhe epërsinë e golit të mysafirit.
Ndeshjen e hapi mesfushori Davy Klaassen i cili i dha epërsinë Ajaxit për rezultatin 1:0 në pjesën e parë.
Pjesa e dytë e lojës filloi me penalti për Ajaxin në minutën e 53-të të cilën e humbi Dusan Tadic.
Pas vetëm katër minutash, holandezët i ndëshkoi Lorenzo Pellegrini për ta barazuar rezultatin.
Në minutën e 87-të braziliani Ibanez shënoi golin e dytë për t’i dhënë fitoren Romës.
Ndeshja tjetër e çerekfinales mes Manchester United dhe Granadës përfundoi me fitore 2:0 të djajve të kuq.
Manchester United filluan ndeshjen me formacion ndryshe nga i zakonshmi ku filluan me Mason Greenwood si sulmues qëndror.
Në minutën e 31-të, Marcus Rashford hapi ndeshjen me golin e parë duke i dhënë epërsinë në pjesën e parë.
Anglezët dominuan gjithë ndeshjen ku gjetën edhe golin e dytë për të thelluar epërsinë në 2:0, me anë të Bruno Fernandes nga pika e penaltisë.
Po ashtu edhe ndeshja mes Arsenal dhe Slavia Prague përfundoi me dramë në stadiumin e Emirates.
Ky duel ishte i baraspeshuar nga fillimi deri në fund ku përfundoi me rezultat 1:1.
Ndeshja u hap me golin e Nicolas Pepe në minutën e 86-të ku i dha epërsinë Arsenal.
Ekipi londinez menduan se fituan ndeshjen, por këtë ia u bëri të pamundur mbrojtësi Tomas Holes i cili shënoi për ta barazuar rezultatin në minutën e 94-të.
Po ashtu ndeshja mes Dinamo Zagreb dhe Villareal u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultat minimal 1:0 të cilin gol e shënoi Gerard Moreno nga pika e penaltisë.