Sport

Nash: Irving duhet të stërvitet para se të kthehet të luaj me ekipin


Brooklyn Nets vazhdojnë të përballen me infektimet me COVID-19. Ata humbën 10 lojtarë për shkak të infektimit në një javë, dhe ndërsa iu desh t’i drejtoheshin Kyrie Irving-ut për t’iu rikthyer skuadres.

Në fillim të javës së kaluar u njoftua se Irving do të pranohej përsëri në ekip.

Ky vendim u mor pavarësisht se Irving nuk do të vaksinohet kundër COVID-19 në shenjë proteste ndaj mandateve të detyrueshme të vaksinimit të New York-ut.

Pas disa muajsh bisedimesh, ekskluziviteti vendosi të mbështetej tek ai për fushatën.

Ishte e parashikuar që Kyrie të kthehej këtë javë, pasi ai respektoi protokollet e NBA, pasi dorëzoi pesë teste për të qenë në gjendje të bashkohej me shokët e tij të skuadrës, por rikthimi i tij do duhet të pres edhe pak, pasi ai rezultoi pozitiv gjatë fundjavës.

Steve Nash, trajneri i Brooklyn, foli për herë të parë për situatën e lojtarit dhe pranoi se edhe nëse ai respekton protokollet, do t’i duhet kohë që të kthehet ne formën e tij, pasi nuk është stërvitur dhe nuk është në nivelin për t’u rikthyer në lojë.

“Unë mendoj se ai duhet të bëjë një lloj përshpejtimi. Kur je në shtëpi duke ushtruar vetë, është shumë ndryshe. Varet nga ajo që po bën, por zakonisht stërvitjet individuale janë shumë më ndryshe se ato ekipore”.

“Kështu që unë mendoj se ka një mundësi që ai të luajë pak, ose me grupin tonë ose me grupin të jetë gati kur të dalë nga protokollet. Ka një rritje me siguri”.

Kyrie hyri në protokollet e ligës të shtunën dhe duhet të kthehet sërish në teste negative për të qenë pjesë e stërvitjeve, duke pasur parasysh se ai do të mund të luajë vetëm në ndeshjet ku Brooklyn janë mysafir, përveç kundër Knicks dhe Raptors që kanë masa të rrepta vaksinimi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore