Sport

NASA i jep lamtumirën Pele-së me galaktikën “braziliane”


Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit brazilian dhe atij botëror, Pele, ka prekur jo vetëm futbolldashësit, por gjithë njerëzimin, duke sjellë rrjedhimisht edhe një numër shumë të madh reagimesh e homazhesh për ikonën globale.

Një i tillë, shumë i veçantë, ka ardhur edhe nga Agjencia amerikane e Hapësirës Ajrore, NASA, e cila lamtumirën e fundit Pele-së, ia ka dhënë përmes një imazhi të një galaktike me ngjyrat e flamurit të Brazilit.

“Sot shënojmë shuarjen e legjendarit Pele, i njohur nga të shumtë si “mbreti i futbollit të bukur”, shkruhet në postimin e NASA-s në media sociale.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NASA (@nasa)

Imazhi, është ai i një galaktike spirale, në yjësinë “Sculptor”.

Kjo galaktikë, siç duket nga pamjet e publikuara prej NASA-s, ka në se ngjyrën e verdhë, të gjelbër, blu dhe disa nuanca të rozës e të bardhës.

Pjesa më e brendshme dhe më e shndritshme e gjithë formacionit, ndodhet në qendër të saj dhe mbart pikërisht ngjyrën e verdhë me trajta të jeshilta.

Pamja është shkrepur nga sateliti i njohur si GALEX dhe është një homazh simbolikisht i bukur për legjendën Pele.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore