Kosova

Narkotik, armë zjarri, municion dhe një radiolidhje i gjen Policia gjatë një bastisje në Veri


Policia e Kosovës gjatë një bastisje në fshatin Zamenicë të Leposaviqit ka gjetur gjashtë qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit marihuanë me peshë rreth 2600 gramë, një pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë, katër karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithsej 23 fishekë dhe një radiolidhje.

“Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar  narkotikëve substancave psikotrope apo analoge dhe Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës”, thuhet në njoftim për media të organeve të rendit.

Ndërkaq personi i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore