Përballje

Napoli ndalet për herë të parë, ndan pikët me Romën


Napoli është ndalur për herë të parë në këtë sezon të Serie A-së pas tetë fitoresh radhazi.

Skuadra e Luciano Spalletti-t nuk arriti më shumë se barazimi 0-0 në “Olimpico” përballë Romës.

Roma kishte shumë për të treguar, pasi vinte pas një humbje turpëruese ndaj modestëve të Bodo/Glimt në Europa League.

Skuadra e Mourinho-s ishte më e mirë përgjatë takimit, por pa arritur të krijojë mundësi ideale për shënim.

Edhe Napoli kishte momentet e veta, por as të kaltrit nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Incidenti më interesant i takimit ishte ai i minutës së 82-të, kur Mourinho u ndëshkua me karton të kuq pas protestave.

Takimi u mbyll me rezultat 0-0, me Napoli-n që lëshoi dy pikët e para vetëm në javën e dhjetë.

Napoli ka 25 pikë në krye, po aq sa Milan-i që po ashtu ka vetëm një barazim.

Roma mbetet prapa në vendin e katërt, me 16 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore