Përballje

Napoli, lider i padiskutueshëm në Serie A


Napoli ka vazhduar me formë të shkëlqyeshme, duke arritur fitoren e gjashtë nga po aq ndeshje në Serie A.

Napolitanët mposhtën Cagliari-n me rezultat të pastër 2:0, në ndeshjen e fundit të javës së gjashtë të kampionatit italian.

Edhe në këtë ndeshje, protagonist kryesor ishte nigeriani Victor Osimhen, i cili shënoi golin e parë që në minutën e 11-të, pastaj në minutën e 57-të fitoi një penallti për Napolin, të cilën e konkretizoi Lorenzo Insigne.

Kujtojmë që në këtë ndeshje ishte përsëri titullar Amir Rrahmani, i cili në takimin e fundit pësoi një lëndim në kokë, por doli të jetë serioz.

Me këtë fitore, skuadra e Napolit pozicionohet në vendin e parë në tabelë me 18 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Milan-i i vendit të dytë dhe katër më shumë se Inter që pozicionohet e treta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore