Sport

Napoli fiton përsëri


Skuadra e Napoli-t nuk di për asgjë tjetër pos fitores këtë sezon në Serie A.

Në ndeshjen përballë Torino-s, ata treguan se dijnë edhe të vuajnë por të gjejnë fitoren në ato rrethana.

Në “Diego Armando Maradona Stadium”, skuadra e Luciano Spalletti-t iu afrua shumë golit, por atë e gjeti vetëm një herë në minutin e 81-të.

Fillimisht ishte Lorenzo Insigne ai që kishte mundësine e parë.

Në minutën e 27-të, ai gaboi nga 11 metra duke e humbur penalltinë dhe rastin për epërsi.

30 minuta më vonë, Napoli e gjeti rrugën e rrjetës me anë të golit nga Di Lorenzo, por VAR mendoi ndryshe.

Goli u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit me teknologji.

Napoli vazhdoi përpara dhe nuk u dorëzua deri në fund.

Mundi i tyre u shpërblye në minutën e 81-të, me anë të të përhershmit Victor Osimhen, që shënoi golin për tre pikët.

Pas tetë ndeshjesh, Napoli ka tetë fitore dhe 24 pikë, duke e udhëhequr bindshëm kampionatin Italian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore