Kampionate

Napoli fiton me përmbysje, Juventus-it nuk i mjafton Morata


Napoli ka arritur të fitojë përballë Juventus-it me shifrat 2-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Napolitanët e gjetën veten në disavantazh në pjesën e parë, por në të dytën arritën të përmbysnin gjithçka.

Alvaro Morata shënoi golin e parë të takimit pasi i rrëmbeu një top nga këmbet mbrojtësit të Napoli-t, Kostantinos Manolas-it, në minutën e 10 të takimit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqëve nga Torino, por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Napoli ishte më kërkues në fushë. Goli i barazimit do të vinte nga Matteo Politano, në minutën e 57, pas një pasigurie të Wojciech Szczesny-t.

Në minutën e 82, Morata i la vendin Moise Kean-it dhe ishte pikërisht italiani që u bë shkak në shënimin e golit të dytë nga Napoli.

Gjuajtja nga këndi e napolitaneve, nuk largohet siç duhet nga Kean. Sulmuesi e dërgoi topin drejt portës së tij, megjithëse Szczesny e bllokoi topin e Kean, ai mbeti vakant në zonë dhe kapiteni i Napoli-t, Kalidou Kuolibaly nuk e pati të vështirë ta shtyne në rrjet me portën e boshatisur.

Pas tre javëve, Napoli numëron po aq fitore, duke pasur nëntë pikë të plota në renditje. Juventus-i ka vetëm një pikë në tre ndeshje, pas barazimit me Udinese-n dhe dy humbjeve me Empoli-n dhe Napoli-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore