Shëndet

Naomi Campbell: Po e vrisja veten nga varësia ndaj drogës në vitet e 90-ta


Modelja ikonë, Naomi Campbell së fundmi ka zbuluar se varësia e saj nga droga pothuajse e vrau atë në kulmin e karrierës së saj në vitet e 90-ta.

Ylli legjendar i pistës u tregua e sinqertë për abuzimin e saj në të kaluarën me substanca në serialin e ri dokumentar të AppleTV+ “The Super Models”, duke pranuar se ajo iu kthye kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit dhe mikut të ngushtë italian, Gianni Versace.

“Mendoj se kur fillova të përdorja, një nga gjërat që u përpoqa të mbuloja, ishte pikëllimi. Varësia është një gjë e tillë demash, është me të vërtetë”, tha Campbell.

“Ti mendon se mund t’i shërosh plagët, por harron se mund të shkaktojë një frikë dhe ankth kaq të madh. Kështu që u zemërova shumë”, shtoi ajo.

Ikona e modës zbuloi se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në vitin 1997.

Naomi Campbell dhe Gianni Versace.

“Ai ishte shumë i ndjeshëm për të më ndjerë mua, sikur më shtynte”, kujton Campbell.

“Më shtynte të dilja jashtë dhe të shkoja më tej kur nuk mendoja se e kisha brenda vetes për ta bërë këtë. Kështu që kur ai vdiq, pikëllimi im u rrit”, zbuloi tutje ajo,

Supermodelja e lindur në Britani luftoi me varësinë e saj për pesë vjet, madje u rrëzua gjatë një sesioni fotografik në vitin 1999.

“Kur përpiqeni të mbuloni diçka, ndjenjat tuaja – keni folur për braktisjen. Unë u përpoqa ta mbuloja atë me diçka”, rrëfeu ajo në dokumentar.

“Nuk mund ta mbulosh dhe po vrisja veten. Ishte shumë e dhimbshme”, shtoi Naomi.

Por ai incident i tmerrshëm ishte thirrja e zgjimit që asaj i duhej për t’u vizituar në rehabilitim.

Naomi Campbell.

“Zgjodha të shkoj në rehabilitim. Ishte një nga gjërat më të mira dhe të vetme që mund të kisha bërë për veten time në atë kohë”, tha Campbell, aktualisht 53-vjeçe.

“Më janë dashur shumë vite për të punuar dhe ende shfaqet ndonjëherë. Por unë tanimë e di se si ta trajtoj atë”, shtoi ajo.

Përveç luftës me vdekjen e Versace, nëna e dy fëmijëve ka reflektuar më parë edhe për traumën e fëmijërisë që përjetoi pasi babai i saj braktisi nënën e saj.

Campbell foli për çështjet e saj të braktisjes gjatë një interviste të vitit 2000 me Barbara Walters – e cila u shfaq në “The Super Models”.

“Ka shumë çështje që kam që nga fëmijëria”, pati thënë ajo.

“Epo, për shembull, duke mos njohur babanë tuaj, duke mos parë nënën tuaj. Kjo sjell shumë – manifeston shumë ndjenja. Një nga ato ndjenja, absolutisht është zemërimi, pasiguria, vetmia”, shtoi ajo aso kohe, pos tjerash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore