Sport

Nadal i kthen borxhin Zverev-it


Pak ditë më parë, Alexander Zverev e eliminoi Nadal-in në çerekfinalet e Madrid Open.

Dyshja u ndeshën përsëri sot, më 14 maj, në masters-in e Romës.

Spanjolli ia ktheu me të njëjtën monedhë Zverev-it në fushat italiane.

Pikërisht në fazën çerekfinale, Nadal fitoi 2-0 me sete (6-3, 6-4).

Në një ndeshje shumë interesante, Nadal u ndihmua edhe nga fati, duke i anuluar plot tetë “pikë thyese” të Zverev-it, i cili nuk arriti ta thyente spanjollin në asnjërën nga servat e tij.

Në anën tjetër, Nadal-i e theu gjermanin dy herë në setin e parë dhe njëherë në të dytin.

“Mbreti i dheut” do të përballet në gjysmëfinale me Reilly Opelka-n.

Dueli do të zhvillohet nesër, me Nadal-it që do të tentojë titullin ATP 1000.

Një fitore në Romë dhe një triumf në Grand Slam-in e preferuar të French Open, do ta ngjiste Rafael Nadal-in përsëri si numrin 1 në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore