Lajme

MV/ Spasovski-Byrnes zhvillojnë një takim


Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Oliver Spasovksi, të premten e 16 prillit, zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA-së, Kate Marie Byrnes.

Nëpërmjet një statusi në median sociale Facebook, Spasovski tha se biseduan për veprimet e fundit të Ministrisë.

Si dhe asistencën aktuale dhe të vazhdueshme teknike të SHBA-së për të mbështetur MPB-në.

Të dy zyrtarët biseduan për forcimin e kapacitetit të policisë përmes programeve ICITAP dhe ATA.

“ Për tre dekadat e kaluara, MPB-ja dhe Ambasada e SHBA-së bashkëpunuan me qëllim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta në zbatimin e sundimit të ligjit. Duke përfshirë sigurimin e përkrahjes teknike dhe forenzike për raste specifike dhe trajnimin dhe pajisjet për të forcuar kapacitetin e MPB”.

Spasovki theksoi faktin se të gjitha këto aktivitete kontribuojnë në rritjen e sigurisë, transparencën më të madhe dhe mundësinë e hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit, terrorizmit, si dhe rasteve të krimit transnacional dhe të organizuar.

“Ne vazhdojmë me bashkëpunim të shkëlqyeshëm me SHBA-në me intensitet të shtuar, në interes të qytetarëve të RMV-së”, e mbyll postimin Spasovksi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore