Lajme

MV/ Shtohen aktivitetet për ndryshimin e tabelave në gjuhën shqipe


Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut  ka shtuar aktivitetet për ndryshimin e tabelave në gjuhën shqipe në gjithë territorin e vendit në një bashkëveprim ndërinstitucional.

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, pas takimeve me kryetarët e komunave shqiptare është shprehur se projektet për ndryshimin e emrave të rrugëve, sistemimin e administratorëve kanë nisur të vihen në zbatim.

Një ndër aktivitetet kryesore është ndryshimi i emrave të tabelave të cilat deri tani kanë qenë në gjuhën maqedonase, por brenda një periudhë të shkurtër tabelat në vend do të jenë edhe në gjuhën shqipe përfshirë edhe korridorin 8.

Grubi tha se qeveria në seancat e mbajtura ka miratuar programin e ndërmarres së rrugëve ku përfshihen akset rrugore, autostradat Qafë Thanë – Strugë – Trebenishtë, Gostivar – Kërçovë dhe Tetovë – Gostivar. Korridori 8 do të jetë po ashtu me emër  shqip.

Sipas tij, modernizimi i Korridorit 8 dhe rikonstruktimi është prej një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes rajonale, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu ka rëndësi të madhe ekonomike për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore