Lajme

MV, arrestohen 9 policë për falsifikim dokumentash


Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi të martën se të paktën nëntë oficerë policie janë arrestuar deri më tani nën dyshimin se ishin pjesë e një grupi që lëshoi ​​pasaporta të rreme dhe dokumente identiteti për shtetas të huaj.

“Operacioni është duke vazhduar dhe ne do të kemi më shumë informacion pasi të përfundojë, më vonë sot ose nesër”, i tha BIRN një zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme.

Policia deklaroi se operacioni filloi pasi grupi ishte nën hetim dhe i mbikëqyrur për më shumë se një vit.

Duke shtuar se këto aktivitete u kryen në koordinim me Interpol dhe Zyrën për Hetimin e ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Operacioni në shkallë të gjerë policore erdhi vetëm një ditë pasi opozita VMRO-DPMNE të hënën, akuzoi qeverinë e udhëhequr nga Social Demokratët, se ishte organizatori i një unaze kriminale. Me pretendimin se ka lëshuar qindra pasaporta të rreme për njerëzit e botës së krimit nga vendet e Ballkanit.

Lideri i opozitës Hristijan Mickoski, tha se kjo është një ‘çështje politike’.

Mickoski pretendoi se VMRO-DPMNE, ka prova se disa pasaporta u ishin lëshuar të huajve të njohur për aktivitetet e tyre të errëta.

“Vendi është kthyer në një qendër shërbimi dhe logjistike për grupe serioze kriminale të kërkuara për krim të organizuar, narkotikë, vrasje dhe dhunë ”.

Por policia pretendoi të martën se njoftimi nga opozita ka rrezikuar të gjithë operacionin.

Midis pretendimeve të Mickoski-t, deklaroi se biznesmeni turk, Sedat Peker, mori një pasaportë dhe mjet identifikimi nën identitetin e rremë të Xhadin Amedovski, me një adresë në Shkup.

Peker u arrestua në fillim të këtij viti në RMV dhe më 18 janar u dëbua në Kosovë.

Në atë kohë, policia dështoi të shpjegojë për BIRN pse Peker, një shtetas turk, u dërgua në Kosovë dhe nuk konfirmoi nëse ai kishte apo jo edhe një pasaportë të Kosovës.

Por autoritetet e Kosovës i thanë BIRN se Peker, megjithëse nuk ka një pasaportë të Kosovës, ka një leje qëndrimi të përkohshme biznesi në vend.

Peker është gjykuar disa herë nga gjykatat turke për përfshirje të dyshuar në grupe kriminale dhe në vitin 2007 u shpall fajtor për ndërtimin dhe udhëheqjen e një organizate kriminale, grabitje, falsifikim dhe dy akuza të burgimit të rremë dhe u dënua me 14 vjet burg.

Dënimi i tij u zvogëlua më vonë në 10 vjet dhe ai u lirua nga burgu në vitin 2014.

Në vitin 2019, Peker u shpërngul në Mal të Zi. Me pretendimin po investonte në arsimin e tij universitar.

Që atëherë ai shpesh është takuar me udhëheqës etnikë boshnjakë në Mal të Zi dhe udhëheqës politikë etnikë turq dhe shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe RMV.

Një emër tjetër që VMRO-DPMNE përmendi si një marrës të pretenduar të dokumenteve të rreme të identifikimit nga RMV-ja ishte shtetasi malazez Jovan Vukotic.

Një raport në korrik të vitit 2020 nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional me bazë në Gjenevë pretendonte se Vukotic është “koka e Skaljarit”.

Një nga dy bandat më të mëdha të Ballkanit të drogës, shumica e anëtarëve të së cilës janë me origjinë nga Mali i Zi.

Që nga viti 2015, një konflikt midis Skaljari-t dhe Kavac-it, një bandë tjetër malazeze, ka marrë të paktën 40 jetë njerëzish.

Bandat Kavac dhe Skaljari marrin emrat e tyre nga lagjet në Kotor, një qytet me mure mesjetare me rreth 20 mijë njerëz në Gjirin Boka, të Malit të Zi.

Vukotic kërkohet në Greqi nën akuzën për trafik droge midis krimeve të tjera të rënda.

Ai u arrestua në Turqi në vitin 2018 dhe u dërgua në Serbi.

Ai vuajti një dënim 15-mujor për përdorimin e një pasaporte të rreme dhe më pas u ekstradua nga Serbia në Mal të Zi në Shkurt të vitit 2020.

Ai ishte në kërkim në Malin e Zi për vrasje në tentativë, por prokuroria pezulloi procedimet kundër tij në korrik 2020.

Pasi ai u lirua nga burgu në janar të këtij viti, prokuroria e akuzoi atë për shmangien e 22 mijë e 800 eurove të taksave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore