Lajme

Muzetë në Lviv garojnë me kohën për të shpëtuar thesaret kulturore


Në Lviv, muret e Muzeut Kombëtar qëndrojnë të zhveshur.

Panelet e përpunuara me llak ari, të ekspozuara pasi u gjetën nga kishat baroke të shekullit të XVII-të, janë grumbulluar dhe fshehur në një bodrum.

Një garë që është ndërmarrë për të shpëtuar thesaret kulturore të qytetit nga sulmet e mundshme ruse.

“Sot shohim se si Rusia po bombardon zonat e banuara, madje edhe njerëzit që po evakuohen”, ka thënë drejtori i Muzeut Kombëtar të Lviv-it, Ihor Kozhan.

“Ata garantuan se nuk do ta bënin, por tani nuk mund t’u besojmë. Dhe duhet të kujdesemi për trashëgiminë tonë sepse ky është thesari ynë kombëtar”, ka shtuar ai.

Tanimë, pushtimi rus i Ukrainës ka shkatërruar një muze që përmban vepra të piktores së njohur ukrainase Maria Prymachenko, arti i gjallë dhe imagjinativ i së cilës u admirua nga Pablo Picasso dhe Marc Chagall.

Qyteti i Lviv-it, i quajtur shpesh kryeqyteti kulturor i Ukrainës, tanimë po garon për të mbrojtur koleksionin e tij të pasur të artit historik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore