Lajme

Musk urdhëron Twitter-in të ulë kostot me 1 miliard dollarë


Elon Musk ka udhëzuar ekipet e Twitter-it që të gjejnë deri në 1 miliard dollarë kursime vjetore të kostos së infrastrukturës.

Kjo, sipas dy burimeve të njohura me këtë çështje dhe një mesazhi të brendshëm të Slack-ut të rishikuar nga Reuters.

Vendimi ka ngritur shqetësime se Twitter mund të prishet gjatë ngjarjeve me trafik të lartë si “Zgjedhjet afatmesme në SHBA”.

Kompania synon të gjejë midis 1.5 dhe 3 milionë dollarë në ditë kursime nga serverët dhe shërbimet cloud, thuhet në mesazhin e Slack, i cili i referohej projektit si “Plani i shkurtimeve të thella”.

Twitter aktualisht po humbet rreth 3 milionë dollarë në ditë “me të gjitha shpenzimet dhe të ardhurat në konsideratë”, sipas një dokumenti të brendshëm të rishikuar nga Reuters.

Shkurtimet e mëdha të infrastrukturës mund të rrezikojnë websajtin dhe aplikacionin e Twitter-it të prishen gjatë ngjarjeve kritike kur përdoruesit po nxitojnë në Twitter për të konsumuar dhe shkëmbyer informacione, të tilla si gjatë momenteve të krizës ose ngjarjeve të mëdha politike, thanë burimet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore