
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka thënë se kompania e tij SpaceX e raketave po përballen me presion të konsiderueshëm inflacioni në lëndët e para dhe logjistikë.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka pyetur për perspektivën e normës së inflacionit dhe ka thënë se kompanitë e tij “nuk janë vetëm”.
Pushtimi rus i Ukrainës ka çuar në një rritje të çmimeve të metaleve të përdorura në makina nga alumini te nikeli i cilësisë së lartë në bateritë e automjeteve elektrike.
Dhe klientët ka të ngjarë të paguajnë faturën përfundimtare.
Rritja e çmimeve të lëndëve të para ka ngritur shqetësime në lidhje me ekonominë e automjeteve elektrike.
Prodhuesit e vjetër të automjeteve dhe kompanitë e reja në treg përgatiten të prezantojnë makina të reja këtë vit pas tejkalimit të problemeve që lidhen me mungesën e çipave.
Për më tepër, sfidat gjeopolitike që lindin nga pushtimi i Ukrainës kanë ndikuar në operacionet e fabrikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e kanë bërë të vështirë për furnizuesit e lëndëve të para kuotimin e çmimeve.
“Ashtu si shpresa se mungesa e gjysmëpërçuesve po lehtësohej… pushtimi ka sjellë ndërprerje të reja në furnizimin e materialeve thelbësore dhe një rritje shqetësuese të çmimeve”, ka thënë analistja Susannah Streeter.
Analistët kanë vënë në dukje se çmimet e nikelit, një material kyç i përdorur në bateri, janë rritur me 130 për qind kurse ato të kobaltit, litiumit dhe aluminit janë rritur me 16 për qind në 88 për qind këtë vit.
Javën e kaluar, Tesla rriti çmimet e modeleve të njohura në Kinë dhe SHBA me një mijë dollarë.
Marrë nga “Reuters”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
75 vjet Deklaratë Universale, por jo globale
-
El Pais: Spanja kërkon ekstradimin e Amant Josifit
-
Administrata Biden, nën vëzhgim pasi anashkaloi Kongresin në shitjen e predhave të tankeve në Izrael
-
Sveçla për policin që vdiq në Veri: I kishte rezistuar bllokimit 19 ditor në Jarinje pas arrestimit të Pantiç-it