Përballje

Muriqi starton ndaj Real Madrid-it, formacionet zyrtare


Mallorca – Real Madrid, do të jetë ndeshja e parë e ditës së diele në La Liga.

Takimi do të fillojë në ora 14:00, derisa tashmë janë publikuar fomracionet e dyja skuadrave.

Për Mallorca-n, si zakonisht, nga minuta e parë do të luajë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi do të synojë të shkëlqejë në këtë ndeshje për ta gjetur golin, që i mungon që pesë ndeshje në elitën e futbollit spanjoll.

Kosovari deri më tani ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar një asistim.

Real Madrid në tre ndeshjet e fundit kanë marrë shtatë pikë dhe janë të detyruar të marrin fitore, në të kundërt Barcelona do të shkëputet edhe më shumë në krye të La Liga-s.

Në anën tjetër, Mallorca është në vendin e 10-të me 25 pikë dhe vazhdon të ketë shpresa për një vend në garat evropiane.

Formacionet zyrtare:

Mallorca: Rajkovic, Maffeo, Gonzalez, Raillo, Nastasic, Costa, Baba, De Galarreta, Rodriguez, Lee Kang In, Muriqi.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Nacho, Rudiger, Camavinga, Ceballos, Tchouameni, Valverde, Asensio, Vini Jr, Rodrygo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore