Lajme

Murati thotë se ka nënshkruar disa marrëveshje me vlerë prej 79 milionë euro


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se javën që po lëmë pas janë nënshkruar marrëveshje për projekte zhvillimore në vlerë prej 79 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditura këto marrëveshje që janë nënshkruar.

Fillimisht përmendi marrëveshjen e 61 milionë eurove me KfW gjermane për Parkun Solar 100 MW në KEK, “ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga WBIF”.

“9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit. 9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit”, janë marrëveshjet e tjera.

Këto marrëveshje, njofton ministri, janë 50 milionë euro grante “që nuk ka nevojë të kthehen, dhe 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale”.

“Qeveria për Zhvillim!”, përfundoi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore