Kosova

Murati arsyeton Raportin e DASH-it: Kuantitativisht ka përgjysmim të korrupsionit, përpiluesi ka rënë pre e dezinformatave të mediave


Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në tentim për ta arsyetuar Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën – i publikuar të hënën e 22 prillit e ku thuhet se në Kosovë ka “probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit”, pastaj “kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve” dhe gjithashtu “korrupsion serioz qeveritar – ka deklaruar se në vitin 2023 fjala korrupsion është përmendur vetëm 12 herë.

“Në vitin 2019 ka qenë 24 herë e përmendur”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet ky raport.

Raporti i DASH-it, nëse e shikohet në suaza kuantitative, sipas Muratit “ka përgjysmim të korrupsionit”.

“Ne e mirëpresim këtë vlerësim”.

Murati gjithashtu ka potencuar se kushdo që e ka bërë këtë raport ka ra “pre e dezinformatave të mediave”.

“Kush do që e ka bërë raportin ka ra pre e dezinformatave të mediave, të cilat janë ende pjesë e gardës së vjetër”.

DASH ngre alarmin për gjyqësorin, pavarësinë e medias dhe korrupsionin në Shqipëri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore